Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, përmes profilit të tij në Facebook bën të ditur se është zbuluar identiteti i vrasësit të qenit në Shkup. Ai shkruan se hetimi ka përfunduar dhe se vrasësi do të përgjigjet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sapo fola me kamandantin e Stacionit Policorë në Qendër. Sipas tij, janë siguruar të gjitha provat për vrasjen e qenit me sëpatë. Edhe zyrtarisht është vërtetuar identiteti, hetimi ka mbaruar dhe kryerësi do të përgjigjet. Më njoftoi qartë se në pajtim me dispozitat ligjore – do të ngritet padi penale”, shkruan Zhernovksi./Telegrafi/