Site icon Telegrafi

Zhernovski: Do të ketë festë për Vitin e Ri në Qendër por do të jetë me karakter human

Një ekip nga Komuna Qendër në Shkup, ka rishikuar marrëveshjet me artistët të cilët duhet të performojnë në natën e Vitit të Ri, dhe erdhi në përfundim se nëse ato marrëveshje anulohen, do të kenë pasoja të rënda për komunën. Pra Komuna Qendër në Shkup, vendosën që të ketë festë, por të jetë edhe me karakter human, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të anulimit të marrëveshjes, do të duhet të paguajmë para të gatshme, pa marrë parasysh nëse artistët nuk do të performojnë. Kjo është e palogjikshme dhe nuk do të sjell asnjë dobi. Pra, kemi vendosur që përveç festës të kemi edhe aktivitete humanitare”, tha Andrej Zhernovski, kryetari i Komunës Qendër.

Sipas Zhernovskit, tanimë disa artisët kanë konfirmuar se do të dhurojnë para për qëllime humanitare./Telegrafi/

Exit mobile version