Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, mbajti sot mbledhje me drejtorët e shtatë shkollave fillore për të diskutuar për ngjarjet e shënimeve provokuese dhe politike që u shfaqën në disa shkolla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim mori pjesë edhe shefi i stacionit policor ”Qendra”, i cili, sipas Nova Tv, drejtorëve u bëri të ditur se vendosja e parullave nëpër shkolla, si edhe agjitimi brenda në shkolla paraqet vepër penale, kurse vepër penale paraqet edhe heqja e parullave sepse shkatërron një pjesë të dëshmive kundër personave përgjegjës.
Rasti konkret ka ndodhur në shkollën fillore ”Goce Dellçev”, ku është zbuluar parulla ”Dënim me para prej 5.000 euro për secilin që nuk di gjuhë shqipe”, ndërkaq kryetari Zhernovski thotë se nuk është zgjedhur rastësisht kjo shkollë për provokim, sepse aty mësojnë dy fëmijët e tij.
Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur personat përgjegjës, si edhe do të vëzhdojë situatën me vëmendje të shtuar./Telegrafi/