Site icon Telegrafi

Zhernovski reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Qendrën tregtare në Shkup (Foto)

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos ndryshuar fasadën e Qendrës tregtare (QT) në Shkup në stilin e barokut. Ai në profilin e tij zyrtarë në Facebook shkruan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar qeverinë të ndryshojë QT, është një rreze drite në errësirën në të cilën gjendet gjyqësori në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese sjell vendim, Qendra tregtare në Shkup nuk do të ndryshohet

“Fitore për QT! Pas dy viteve nga referendumi për QT, mund të thuhet se përfundimisht fituam. Unë çdo herë kam biseduar në atë se duhet të mbahet referendum për QT. Shumica e qeshën vendimin, e cilësuan si naiv, por nuk ishte ashtu. Kjo që e arritëm është shumë e rëndësishme për luftën dhe të ardhmen e QT. Çdo herë kam besuar në siqeritetin e gjithë atyre që kanë mbështetur iniciativën “E dua QT”. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin ndalohet që qeveria të vendos për të ardhmen e QT, është një rreze drite në errësirën në të cilën gjendet gjyqësori në Maqedoni”, shkruan mes tjerash Zhernovski./Telegrafi/

Exit mobile version