Telegrafi

Zhernovski- Radman: Maqedonia e Veriut, prioritet për kryesimin kroat

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski mori pjesë në takimin e katërt të minsitrave për Punë të Jashtme, Trilateral të Adriatokut, Koraci, Shqipëri dhe Mal të Zi e që u mbajt në Kroaci.

Siç njoftojnë nga MPJ, tema kryesore e takimit ka qenë zgjerimi i BE-së në prag të kryesimit të Kroacisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në margjinat e takimit, zëvendësministri Zhernovski ka realizuar takim dypalësh me nikoqirin e tij kroat, ministrin e jashtëm Gordan Gërliq- Radman ku janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fuqishëm është riafirmuar edhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

“Presim vendim për fillim të negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut në procedurën e anëtarësimit në NATO gjatë kohës së kryesimit tonë me BE-në”, ka thënë ministri kroat Radman.

Zhernovski, siç njoftojnë nga MPJ, ka thënë se Maqedonia e Veriut po drejton përpjekjet drejt të ardhmes dhe se pret lajme pozitive gjatë kryesimit kroat.

Zhernovski gjithashtu ka pasur takime bilaterale edhe me kolegët e tij nga Shqipëri dhe Mali i Zi./Telegrafi/