Site icon Telegrafi

Zhernovski: Punojmë me përkushtim për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të BE-së

Zv. ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski, gjatë një vizite pune dy ditore në Bruksel, u realizoi takim me Angelina Ainhorst, drejtoreshë e shërbimit për Punë të Jashtëm Evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPJ e Maqedonisë thonë se në takim, Zhernovski informoi për gjendjen e aktuale politike, si dhe për progresin e vendit në fushën e zbatimit të obligimeve të procesit të integrimeve evropiane.

“Si një shtet, ne punojmë me përkushtim dhe me kujdes për të përmbushur të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet nga Bashkimi Evropian, me qëllim që të ndërtojmë një dosje solide përmes së cilës do të sigurojmë konfirmimin e vendimit nga ana e Këshillit në qershorin e ardhshëm dhe konkretisht të fillojmë bisedimet, theksoi Zhernovski gjatë takimit./Telegrafi/

Exit mobile version