Kryetari i komunës Qendër ka paralajmëruar se do ti shfrytëzojë të gjithë mjetet ligjore dhe institucionale që i ka në dispozicion për ta parandaluar “veshjen” në stilin barok të Qendrës tregtare të qytetit, Operën dhe baletin e Maqedonisë dhe Bibliotekën Universitare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai këtë e ka deklaruar pasi që këtyre ditëve u morr vesh që në Gazetën zyrtare tashmë është publikuar vendimi për përpunimin e dokumentacionit urbanistik për këto objekte.
Tani për tani ai nuk i ka zbuluar planet e tija, por ka thënë se edhe pse i janë marrë një pjesë e kompetencave kur Qeveria i shpalli këto ndërtesa për objekte të interesit të veçantë, akoma ka mënyra për veprim.
Zhernovski nuk e përjashton mundësinë, sërish të ketë protesta qytetare, fushata dhe iniciativa të ndryshme./Telegrafi/