Telegrafi

Zhernovski: BE nuk e ka luksin për të zgjedhur në mes zgjerimit dhe reformës së brendshme

BE nuk ka luks për të zgjedhur midis thellimit dhe zgjerimit, midis reformave të brendshme dhe zgjerimit dhe duhet të bëjë që të dy proceset të vazhdojnë paralelisht, tha zv. ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski sot duke folur në seancën e Komitetit Parlamentar të Përbashkët BE-Maqedoni e Veriut e cila filloi sot në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Zhernovski theksoi se rezoluta e Parlamentit Evropian e miratuar më 24 tetor, menjëherë pas Samitit të BE-së në tetor dhe vizitës së Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli në Maqedoninë e Veriut, i dha inkurajim të fortë vendit që dyert evropiane nuk ishin dhe nuk do të jenë të mbyllura dhe i dërgoi një sinjal të fortë Këshillit Evropian për të mbajtur premtimet e tij dhe për ta çuar çështjen e negociatave të pranimit përsëri në agjendën e saj.

Zhernovski vlerësoi se paaftësia e Këshillit të BE-së për të vendosur në tetor për fillimin e negociatave ishte një zhgënjim i dukshëm dhe krijoi një atmosferë të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë nga perspektiva e BE-së dhe nxiti kërkimin e alternativave për anëtarësimin në BE, duke dërguar “një sinjal të keq” për rajonin me nxitjen e forcave politike regresive dhe nacionaliste”./Telegrafi/