Legjislacioni i Maqedonisë është 50% i harmonizuar me ligjin evropian, ndërsa rekomandimi i pakushtëzuar vetëm na nxitë që sapo të hapen negociatat me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e plotë. Ky është qëndrimi i Andrej Zhernovskit, zv. ministrit të Jashtëm, i cili këtë qëndrim e dha për “Sllobodna TV”.
“Duhet të presim që të përfundojë e gjithë procedura. Ministrat e Jashtëm do të sqarohet sot, por pas 11 rekomandimeve ne jemi më afër për të marrë datën. Sot duhet të presim që teksti të harmonizohet. Çështja e ditëve është kur ne do të jemi anëtare e NATO-s. Megjithatë, kjo konferencë ka një karakter joformal, por kjo është një konfirmim dhe valorizim i asaj që është bërë. CV-ja jonë ishte aq e fortë sa nuk mund të shmanget. Unë pres që KE të krijojë një kornizë për fillimin e negociatave dhe të fillojmë të punojmë në kapitujt që do të hapen”, tha Zhernovski.
Sipas tij, duhet të theksohet se Maqedonia e Veriut morri rekomandim të pakushtëzuar, dhe siç thotë Zhernovski, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, megjithëse nuk ishte një kërkesë, e ka forcuar portofolin e Maqedonisë.
Zhernovski është i bindur se legjislacioni i Maqedonisë mbi 50% është në përputhje me ligjin evropian./Telegrafi/