Site icon Telegrafi

Zhernovski: Jemi optimistë se në qershor do të marrin datën për bisedime me BE-në

“Presim që në qershor vendet anëtare të Bashkimit Evropian të japin drejtë të gjelbër për vendin tonë. Pres që Brukseli më në fund ta shpall dhënien e datës për bisedime me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë për një periudhë të shkurtër tregoi se është model i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor dhe shfaqi se nuk duam të flasim me konflikte të ngrira, por treguam se në fakt ekzistonin konflikte të ngrira dhe se me ato konflikte i shndërruan në miqësi”.

Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, para fillimit të forumit “Përforcimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke mësuar nga e kaluara, duke u përgatitur për të ardhmen” në organizimin e Institutit për demorakci “Societas Civilis” – Shkup në bashkëpunim me Qendrën për studime lindore nga Varshava dhe Ambasada e Polonisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuptohet, shtoi Zhervoski, këro vendime nuk varen nga ne, por edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Kuvendin Evropian, megjithatë presim fitore të forcave pro-evropiane.

Zhernovski shprehet optimist se në qershor të këtij vitit Maqedonia e Veriut do të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version