Kryetari aktual i Komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski sot i demantoi spekulimet se në zgjedhjet lokale më 15 tetor si kandidat i pavarur do të ketë edhe përkrahjen e OBRM-PDUKM-së.
“Kemi oponent të përbashkët politik, e ai është OBRM-PDUKM. Besoj se vetëm me forca të përbashkëta mund ta mposhtim. Ajo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, deklaroi Zhernovski në facebook.
Dje ai i ka kompletuar nënshkrimet e nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij të dytë për kryetar të kësaj komune të Qytetit të Shkupit dhe të garojë si kandidat i pavarur, pa pritur vendimin e LSDM-së në lidhje me këtë komunë.
LSDM ende nuk është deklaruar në lidhje me atë se kush do të jetë kandidati i tyre për kryetar të komunës Qendër, poe spekulohet se ai mund të jetë Sasha Bogdanoviq, kryetar i degës Qendër të LSDM.
Sipas anketave të fundit të mendimit publik, Zhernovski ka përkrahjen e më shumë se 50 për qind të votuesve dhe rejtingu i tij është dyfish më i lartë nga kundër kandidatët e mundshëm për kryetar të kësaj komune.
Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur është dita e hënë./Telegrafi/