Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernoski, duke i’u përgjigjur pyetjes së këshilltares së OBRM-PDUKM-së, Elena Petkovska, tha se ka filluar procedura për shembjen e ndërtimit pa leje në rrugën “Nikolla Vapcarov” nr. 6, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për ndërtimin pa leje në Qendër, rruga “Nikolla Vacarov”. Ndëgjojë nga disa media se Vlladimir Pançevski mendon se ka ndonjë strategji të veçantë nga ana ime, gjëgjësisht nga inspekcioni, gjë që nuk është e vërtetë. I kam të gjitha përgjigjet e Pançevskit por nuk kam dëgjuar të mohojë se bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Kjo nuk është gjueti, por përmbajtje e principeve të cilat i vendosëm me ardhjen tonë”, deklaroi Zhernovski.
Udhëheqësi i sektorit për inspektim, Koço Stojçeski, tha se do të kërkojë asistencë nga policia për shembjen e ndrëtimit pa leje./Telegrafi/