Edhe shkollat edhe fëmijët keqpërdoren për realizimin e qëllimeve të dikujt. Këtë më së miri e tregon rasti i nxënësve të shkollës së mesme “Josip Broz Tito” pasi u urdhëruan që të dalin në rrugë dje në orën 15:00, pikërisht atëherë kur para shkollës i kanë pritur kameret që t’i filmojnë se po shkojnë në protesta kundër dygjuhësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky nuk është rasti i vetëm. Në derën e shkollës ‘Goce Dellçev’ janë ngjitur fletushka ku shkruhet ‘Dënim me para prej 5.000 euro për secilin që nuk e di gjuhën shqipe’.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe kryetari i komunës Qendër, Andrej Xhernovski, shkolla fillore e cila gjendet pranë komunës së tij.
Ai pyet se deri ku mund të shkojë çmenduria, kur edhe i përfshijnë dhe keqpërdorin për qëllime politike-partiake, shkruan Zhernovski. Rastësisht apo jo, dy fëmijët e Zhernovskit mësojnë po në këtë shkollë. /Telegrafi/