“Si pjesë e kontinentit evropian, ne në mënyrë natyrore i përkasim dhe gravitojmë drejt Bashkimit Evropian. BE është prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia dhe tani jemi më afër se kurrë për t’i nisur bisedimet për hyrje”.
Këtë e ka theksuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, dje në Bratisllavë në panel diskutimin “E ardhmja e konvergjencës dhe zgjerimit”, në kuadër të konferencës dy ditore “15-vjetori i zgjerimit të BE-së në vitin 2004: Duke shikuar prapa dhe para”, organizuar nga Qendra evropiane për politika dhe strategji dhe Drejtoria për çështje ekonomike dhe financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Arritëm aq shumë, ta përforcojmë qëndrueshmërinë multi-etnike në shoqëri, riafirmuam besimin në shtet, besimin tek institucionet, dhe ekzistonte dhe ndryshimi i kulturës politike për sjllejen e ligjeve, bashkërisht me opozitën dhe shoqërinë qytetare”, ka theksuar Zhernovski.
Ai ka folur për proceset reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Që të jemi pjesë e Evropës së përparuar, duhet të punojmë në zhvillimin e demokracisë sonë nëpërmjet reformave strukturore. Për kthimin e plotë të Maqedonisë së Veriut drejt rrugës së BE-së, ishin të pashmangshme demokratizimi i shoqërisë dhe sundimi i së drejtës”, ka potencuar Zhernovski.
Ai gjithashtu ka sqaruar Planin 3-6-9 të planit 18, si dhe arritjet e reformave në gjyqësi, te shërbimet e sigurisë, lufta kundër korrupsionit dhe reforma tek administrata publike.
Zëvendësministri Zhernovski ka folur edhe për rolin e BE-së te vendet anëtare në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke cekur se Qeveria po punon vazhdimisht dhe pret që përpjekjet të pranohen me datë për nisjen e bisedimeve. Ai ka theksuar rëndësinë e vendimit pozitive nga Këshilli i BE-së, si për RMV-në ashtu edhe për gjithë rajonin.
“Si asnjëherë më parë, jemi të gatshëm të hymë në fazë e ardhshme, dhe këto janë bisedimet për hyrje”, ka thënë mes tjerash Zhernovski./Telegrafi/