Site icon Telegrafi

Zhelina dhe Haraçina pa çerdhe për fëmijët, komunat premtojnë zgjidhje (Video)

Në mungesë të çerdheve, shumë prindër detyrohen që të udhëtojnë me dhjetëra kilometra për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhe. Shermine Fetahi, nga Haraçina, tregon për TV21, se dy fëmijët e saj më të mëdhenj kishin qëndruar në çerdhen “25 maji” në komunën e Gazi Babës, ndërsa fëmija i tretë nuk është pranuar, edhe pse kishte bërë kërkesë që nga muaji shkurt.

Nga komuna e Haraçinës thonë se kanë projekt, ndërsa fillimi i ndërtimit të çerdhes pritet të nisë në pranverë.

Një prej komunave që nuk ka çerdhe është edhe Zhelina. I pari i kësaj komune Blerim Sejdiu, është optimist se këtë vit do të nis ndërtimi i çerdhes. Ai ka ndarë edhe vendin për ndërtimin e çerdhes.

“Tani kemi aplikuar me një shpallje në ministrin e punës dhe politikës sociale. Mendojmë të paktën që këtë vit të kemi konstruksion të kësaj çerdhe. Ku është e pritur shumë kohë nga qytetarët, ku kemi 30 mijë banor dhe ende nuk ka çerdhe, dhe mendoj se jemi në fazën ku duhet të ndërtohet ajo çerdhe”, tha Kryetari i komunës së Zhelinës.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, kërkon paralele tjera, si dhe ndërtimin e një çerdhe në Kondov.

Edhe fëmijët e Studeniçanit nuk kanë çerdhe. Nga komuna thonë se kanë kërkuar disa herë fonde nga qeveria për ndërtimin e çerdhes, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

https://www.youtube.com/watch?v=nSxLKgVmWoI

Exit mobile version