Telegrafi

Zhegrova shënon gol të bukur dhe asiston në fitoren e Basel ndaj Zurich

Baseli ka shënuar fitore ndaj Zurich me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 35-të në Superligën e Zvicrës.

Një përballje mes shqiptarëve pasi te Basel luajtën Edon Zhegrova, Amir Abrashi dhe Pajtim Kasami, ndërsa te Zurich u paraqitën Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Blerim Xhemaili dhe Toni Domgjoni.

Në këtë ndeshja ka shkëlqyer Edon Zhegrovës që ka shënuar fillimisht gol të bukur për 2-0 në minutën e 30-të të takimit.

Nuk mjaftoi me kaq pasi Zhegrova asistoi edhe tek goli i tretë i Basel që u shënua nga Pajtim Kasami.

Sulmuesi anësor ka luajtur deri në minutën e 74-të të takimit, ku u zëvendësua.

Zhegrova këtë sezon ka bërë mjaftë mirë te Basel ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/