Edon Zhegrova ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.
Kosova fitoi minimalisht ndaj Madagaskarit dhe kjo erdhi në ndeshjen debutuese të ylli të Kosovës, Zhegrova, i cili shënoi edhe golin e fitores.
Pas këtij debutimi ëndrrash, Zhegrova ka thënë se ka ndje një emocion të veçantë, ndërsa golin ia dedikon gjithë kosovarëve.
“Për mu ka qenë një ditë e veçantë, të luash për vendin tënd është emocion i veçantë”, ka thënë fillimisht Zhegrova pas ndeshjes për Supersport.
“Të shënosh gol, është një ndjenjë e mirë për mua”.
“Të gjithë kanë luajtur mirë. Djemtë e kanë dhënë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë sukses”.
“U befasova kur e kam parë veten si titullar, por jam i lumtur me golin pasi kam punuar shumë”.
“Golin ia dedikoj të gjithë kosovarëve. Të gjithë shtetit të Kosovës, pasi nuk kam ndonjë dedikim special”, përfundoi talenti 18-vjeçar. /Telegrafi/