Site icon Telegrafi

Zhegrova dhe Kololli kishin një zënkë, por tashmë ka ndryshuar situata mes dy lojtarëve të Kosovës

Kosova është duke vazhduar me stërvitje për ndeshjen ndaj Malit të Zi që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ‘Fadil Vokrri’, derisa ndeshja starton në ora 20:45.

Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli kishin dje (e premte) një mosmarrëveshje gjatë seancës stërvitore, mirëpo sot ishte një atmosferë tjetër mes të dy lojtarëve.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e zënkës mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit, lojtarët e tjerë u desh t’i ndajnë

Dyshja e Kosovës shiheshin të ulur bashkë në fushë dhe kishin një bisedë të qetë mes tyre.

Zhegrova dhe Kololli duket se janë pajtuar dhe kishin një përqafim së bashku pas bisedës që e zhvilluan në fushë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version