Site icon Telegrafi

I zhdukuri nga Dellçeva është gjetur i vdekur

Mbrëmë në atarin e fshatit Çiflik, rrethina e Dellçevës, është gjetur i varur në dru, 31 vjeçari Daniel Georgievski nga Dellçeva, pas të cilit tre ditë ishin në kërkim policia dhe familja e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon SPB SHtip, mbrëmë rreth orës 20, trupi i Georgievskit është gjetur në largësi tre kilometra nga fshati, pas çka ekipe kompetenete kanë kryer ekspertizë, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se vdekja është shkaktuar me varje dhe se në trup nuk ka shenja dhune./Telegrafi/

Exit mobile version