Site icon Telegrafi

I zhdukuri gjendet i vdekur në Prizren

Një person i cili ishte raportuar si i zhdukur në Prizren, është gjetur i vdekur afër një objekti në ndërtim.

Rastit iu kanë përgjigjur njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin as moshën e personit të gjetur.

Ndërsa, një javë më parë ishte raportuar se Marian Gjugja, 70- vjeçar nga Prizreni rezulton i zhdukur që nga pasditja e së shtunës. /Telegrafi/

Exit mobile version