Site icon Telegrafi

I zhdukur prej disa ditësh, punëtori gjendet i mbytur në lumin e Shalës

xr:d:DAFd3nkaJoQ:375,j:7681285479599187100,t:23071218

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit të Shalës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Personi është identifikuar si Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, i cili kishte disa dite i zhdukur. Ai u gjet pas kërkimeve të kryera nga familjarët e tij, pas zhdukjes misterioze pasditen e të shtunës.

Pavarësisht gjetjes së trupit, familjarët e kanë të pamundur nxjerrjen e tij nga uji për shkak të rrjedhës së fortë dhe kërkojnë ndihmën e policisë dhe ekipit të polumbarëve.

Lexo po ashtu Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Oruqi, i cili punonte në një bujtinë në zonë, humbi kontaktet me familjarët 5 ditë më parë.

Sipas familjarëve, në komunikimin e fundit me ta ai u ishte shprehur se ndodhej në punë.

Skënder Pepkolaj, një koleg i viktimës, ka dëshmuar se Oruqi u mor nga vëllai i pronarit të bujtinës për të kryer punë në ndërtim.

“E kam parë që e mori vëllai i pronarit për të ngarkuar material ndërtimi. Më tha që do ta kthente nesër, por më vonë më njoftoi se e kishte lënë në një ishull të vogël me rërë, pasi aty nuk arrinte varka”, tha Pepkolaj.

Pepkolaj ishte ai që njoftoi policinë për zhdukjen e Oruqit, pasi ky i fundit humbi kontaktet me familjarët.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për nxjerrjen e trupit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version