Është gjetur i gjallë në Greqi një shqiptar i cili rezultonte i humbur prej 11 ditësh.
38-vjeçari Edmond Neranxi i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij, humbi çdo kontakt me ta, në Gastorui të Korfuzit ku edhe jetojnë.
Ai u gjet pas 11 ditësh, në një depo të braktisur në Shën Mateu, ku sipas mediave greke raportohet se ka problem të rënda shëndetësore.
Mbetet ende e paqartë arsyeja e largimit të tij nga banesa.