Site icon Telegrafi

I zhdukur menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve dhe pa gjurmë, gjendet i gjallë babai i ndihmësit të Guardiolas

Babai i ndihmës trajnerit të Manchester City, Enzo Maresca, Pasquale, është gjetur pasi ai u raportua i zhdukur pas fitores së skuadrës angleze mbrëmë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi mposhtën Interin 1-0 , tifozët, lojtarët dhe stafi i Cityt kanë festuar fitoren në Stamboll, por sipas raportimeve nga Corriere dello Sport babai i tij ishte zhdukur në mënyrë shqetësuese.

Policia turke u informua dhe kishte punuar për të gjetur Marescan, por ai është gjetur që atëherë dhe sipas Gazetta Dello Sport është mirë.

Lexo po ashtu Nuk kishte festë për të gjithë te Manchester City: Babi i ndihmësit të Guardiolas humbet në Stamboll dhe ende nuk ka gjurmë të tij

Maresca, i cili, sipas Scottish Sun, është i lidhur me postin e lirë drejtues të Celtic, ka punuar si ndihmës trajner i Pep Guardiolës që nga korriku i vitit 2022.

Babai i tij thuhet se kishte fluturuar në Stamboll një ditë para finales për të parë ndeshjen.

Aktualisht nuk ka detaje se si ai u zhduk pasi ishte i pranishëm në ndeshje.

Lexo po ashtu Momenti që ndoshta u ka ikur nga finalja: Inzaghi e shtyu ashpër një anëtar të stafit të stadiumit

Por, La Gazetta tha se ishte “një periudhë shqetësuese kohore pasi gjurmët e zotit Maresca ishin humbur”.

City fitoi tripeltën historike mbrëmë në stadiumin Olimpik Ataturk, me Rodrin që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe festimet kanë vazhduar edhe në natën pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version