Site icon Telegrafi

Zhdukja e Ervis Martinaj, Salianji i drejtohet Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?

Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm Taulant Balla u ndal edhe në rastin e zhdukjes së Ervis Martianjt.

Salianji kërkoi zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa tha se ishte lënë vetëm 300 ditë kohë Rrumbullakut për rezultate, por autoritete nuk kanë dalë me një përgjigje mbi fatin e bosit të lojërave të fatit.

“Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.

Salianji deklaroi se prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri paraqitet e rëndë. Ai theksoi se ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të qeverisur dhe garantuar siguri te qytetarët shqiptarë.

Lexo po ashtu Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

“Gjatë kohës së qeverisjes së PS, e njëjta situatë vazhdon, e njëjta mendësi e funksionimit të policisë së shtetit. Ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë. Policia kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme. Opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimi, fakte të cilat ne kemi vite që i denoncojmë.

Z.ministër vili është plani i qeverisë për të luftuar krimin? A ka Ministria e Brendshme plan konkret që i ka vendosur ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ça masash ka marrë qeveria për frenimin e krimit të organizuar. Sa ka qenë kosto në 8 vite që nga miratimi i ligjit dhe sa është numri i punonjësve të policisë së vetuar”, tha Salianji.

Lexo po ashtu Vdekja e dy të moshuarve në Dropull, Salianji në Kuvend: Mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerr

Pyetjeve të shtruara nga Salianji, Ministri Balla iu përgjigj duke thënë se Shqipëria është destinacioni më i sigurt turistik. Balla theksoi se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkruar e rëndë. Ministru theksoi se lufta kundër krimit është priotitet.

“Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj për Shqipërinë është certifikimi kombëtar si destinacion i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Rezultatet e arritura janë fillimi i revanshit të sundimit të ligjit ndaj krimi të organizuar. Në Shqipëri s’mund të ketë më të fortë mbi ligjin, qytetarët”, tha Balla.

Ndalur tek vetëpastrimi i policisë së shtetit, Balla tha se janë referuar materialet për 349 punonjës, nga të cilët 65 janë në pranga. /Telegrafi/

Exit mobile version