Telegrafi

Zhduket vajza 13 vjeçare nga një fshat i Tetovës

Foto: Ilustrim

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7:00 nga shtëpia e saj është larguar vajza 13 vjeçare nga fshati Gllogjë i Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia informojnë se zhdukjen e vajzës së mitur e ka paraqitur vëllai i saj 24 vjeçar.

Policia po ndërmerr masat e nevojshme për gjetjen e personit të zhdukur/Telegrafi/