Policia Kantonale e Lucernit ka njoftuar se është zhdukur shqiptarja Naime Moni, e cila jeton në Luzern të Zvicrës.
Sipas policisë, Naimja ka braktisur banesën e saj në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17:00, dhe deri me tani nuk ka asnjë informacion lidhur me vend-ndodhjen e saj.
Vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Telegrafi.
Sipas të dhënave të autoriteteve zvicerane, Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela.
Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura rroba sportive ngjyrë hiri, xhaketë me kapuç të zi.
Kushdo që e ka parë Naime Monin ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Luzernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor./Telegrafi/