Një shofer 55 vjeçar nga Kosova është zhdukur ditën e djeshme në Durrës.
Policia njofton se Skender Rama kishte ardhur me pushime në Durrës me një grup shoferësh dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.
Njoftimi i Policisë së Durrësit
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217. /abcnews.al/