Site icon Telegrafi

Zhduket pa gjurmë njeriut i dytë më me ndikim në Korenë e Veriut, dyshohet se është “ekzekutuar” nga lideri Kim Jong-un ?

Njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk është parë për muaj të tërë, duke nxitur dyshime se mund të jetë ekzekutuar për “arrogancë” nga shefi i tij.

Hwan Pyong-So që konsiderohet si figura kryesore në ushtrinë e Koresë së Veriut është zhdukur pa gjurmë, duke nxitur reagime se mund të jetë vrarë me qëllim që të mos ketë ndikim të madh në ushtri, transmeton Telegrafi.

Hwang, është kreu i zyrës ushtarake, dikur konsiderohej si njeriu i dytë me ndikim në vendin më të izoluar në botë.

Por ai për herë të fundit është parë në publik gjatë muajit tetor gjatë një mbrëmje gala, shkruajnë mediat e Koresë së Jugut, duke mos specifikuar nëse është ende gjallë apo është vrarë.

Që kur në vitin 2011 mori pushtetin në Korenë e Veriut, Kim Jong-un nuk ka hezituar “t’i pastroj” njerëzit që i konsideronte si rrezik për autoritetin e tij, madje ka pasur raste kur ka urdhëruar ekzekutimin edhe të anëtarëve të familjes së tij. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version