Një vajzë nga Skenderaj është zhdukur me datën 8 tetor.
Sipas burrit që e ka bërë rastin të njohur në polici, që nga 8 tetori nuk dihet asgjë për vendndodhjen e vajzës.
Rasti është nën hetime dhe është inicuar si person i zhdukur.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.