Site icon Telegrafi

Zhduket një vajzë në Viti

Foto: Ilustrim

Një vajzë nga fshati Binqë e Vitisë është larguar nga shtëpia e saj me datë 21 nëntor 2021, dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj.

“Me 22.11.2021 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version