Është zhdukur një vajzë në Prizren.
Për zhdukjen ka raportuar në policia nëna e saj ku ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Për çka policia ka nisur hetimet për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Telegrafi/