Telegrafi

Zhduket një vajzë në Istog

Një vajzë nga fshati Veriç i Istogut, është raportuar si e zhdukur.

Rastin e ka raportuar nëna e saj, sipas së cilës vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.

Policia njofton se 13 shtatori është dita e fundit kur familjarët e kanë parë vajzën.

Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë  relevante të policisë. /Telegrafi/