Një vajzë nga fshati Veriç i Istogut, është raportuar si e zhdukur.
Rastin e ka raportuar nëna e saj, sipas së cilës vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.
Policia njofton se 13 shtatori është dita e fundit kur familjarët e kanë parë vajzën.
Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë relevante të policisë. /Telegrafi/