Një vajzë është zhdukur që nga data 23 janar e këtij viti, në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nëna e vajzës ka raportuar zhdukjen e vajzës së saj të premten rreth orës 10:00.
“Sot me 01.02.2019 ankuesja ka raportuar se vajza e saj viktima femër (shqiptare) është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/