Autoritetet australiane po ofrojnë një shpërblim prej 750 mijë dollarësh për këdo që ka informacion për vendndodhjen e një vajze katërvjeçare, për të cilën kanë frikë se mund të jetë rrëmbyer nga një kamping i largët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Cleo Smith u pa për herë të fundit duke fjetur në tendën e familjes së saj në kampin bregdetar Quobba Blowholes në Australinë Perëndimore të shtunën në mëngjes.
Nëna e saj tha se ajo vërejti tendën e hapur më vonë atë mëngjes dhe se vajza ishte zhdukur së bashku me çantën e saj të gjumit.
“Dikush në komunitetin tonë e di se çfarë ndodhi me të”, tha të enjten, komisari i Policisë së Australisë Perëndimore, Col Blanch. /Telegrafi/