Site icon Telegrafi

Zhduket një shqiptar në Zvicër – Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia Kantonale e Freiburgut njofton se Driton N., 40 vjeçar nga lokaliteti Roens i Kantonit të Freiburgut  nuk është parë më që nga 17 marsi 2019.

Burri 40 vjeçar, ka konstrukt mesatar të trupit, gjatësi prej 165 cm, flokë të shkurta, të zeza, sy ngjyrë gështenje. Ai flet në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.

Dëshmitarët që e kanë parë ose kanë informacione për të, mund të lajmërojnë Policinë Kantonale të Freiburgut, nën numrin e telefonit: 026 304 17 17 ose të njoftojnë në stacionin më të afërm policor.

Exit mobile version