Site icon Telegrafi

Zhduket një i sëmurë mendor në Kavajë

Një djalë 25 vjeçar me probleme mendore është denoncuar i zhdukur në policinë e Kavajës.

Ditën e djeshme (e martë), nëna e djalit, banuese në fshatin Rrakull ka thënë se djali i saj me inicialet K.S., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Sipas nënës 54 vjeçare, djali i saj i humbur vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, çka i shton edhe më shumë shqetësimet e prindërve të tij, transmeton noa.al.

Nuk dihet ende se ku ndodhet e riu i zhdukur, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version