Telegrafi

Zhduket një person në Vushtrri

Një ankues ka informuar se me datën 4 dhjetor, djali i tij me të meta psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Vushtrri, njofton Policia.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.