Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi ka raportuar se vëllai i tij me probleme psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas ankuesit viktima edhe më parë disa herë ishte larguar nga shtëpia por ishte kthyer.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Istogut, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/