Telegrafi

Zhduket një i mitur nga Peja

Policia bën të ditur se më 6 tetor është zhdukur një djalë i mitur.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar dje ankuesi i cili ka thënë se nipi i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.