Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është raportuar e zhdukur në Gjilan.
Rasti është raportuar të dielën.
“Më 15.08.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/