Një vajzë e mitur është zhdukur ditë më parë në Klinë.
Rastin në polici e ka paraqitur babi i viktimës, i cili ka thënë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia me datë 19 tetor 2021 dhe nuk di gjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij, viktima femër kosovare e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/