Një e mitur është zhdukur në lagjen “28” në Fushë Kosovë të shtunën.
Babai i vajzës ka thënë në polici se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.
“Lagjja 28, Fushë Kosovë 21.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport. /Telegrafi/