Site icon Telegrafi

Zhduket një 78 vjeçar në Banjë të Kllokotit, familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët

Hazir K., nga Prishtina, është zhdukur sot në Banjë të Kllokotit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Njëri nga familjarët i ka thënë Telegrafit, se 78 vjeçari, kishte shkuar për shërim në Banjë të Kllokotit së bashku me gruan.

“Kanë shkuar për shërim. Sot rreth orës 10:00, në mëngjes ka dalë nga qendra mjekësore rehabilituese, dhe më nuk është lajmëruar”, ka thënë i afërmi i tij.

Ndërkq, rasti është paraqitur edhe në Polici.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë për Telegrafin se rasti është paraqitur në polici rreth orës 16:00, por ka thënë se policia e shpallë të humbur pasi t’i kalojë 24 orë, nga koha e paraqitjes, që më pastaj të fillojë kërkimin/Telegrafi/

Exit mobile version