Telegrafi

Zhduket një 26-vjeçar në Shkup

Një 26 vjeçar me inicialet S.K është raportuar si i zhdukur në Shkup.

MPB këtë e ka raportuar edhe në njoftimin ditor, ndërsa ai është raportuar si i zhdukur para dy ditëve.

“Më datë 04.03.2023 në ora 08:00 në SPB Shkup, M.K.(32) nga Shkupi ka raportuar se vëllai i tij S.K.(26) është larguar nga shtëpia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, njofton MPB.

Në rrjetet sociale është publikuar një apel për ndihmë nga qytetarët, ku sipas tyre është i afërmi i Ljube Boshkovskit. Në postimin i cili më pas është fshirë, thuhej se ai është zhdukur afër ambasadës çeke në Shkup./Telegrafi/