Telegrafi

Aterron aeroplani i Algjerisë

E plotësuar: Aeroplanit Boeing 737-600 të Algjerisë, i është kthyer sinjali, pasi ishte zhdukur nga radari Flightradar24.

Por, sipas njoftimeve të fundit, aeroplani me të gjithë ekuipazhin ka aterruar sigurt në Daag

Zhduket nga radari aeroplani i Algjerisë (Foto)

Një aeroplan i Air Algerie, që fluturonte drejt Marsejës në Francë, është zhdukur nga radari mbi Mesdhe.
Aeroplani Boeing 737-600 ishte nisur nga Algjeri i Algjerisë. Menjëherë pas fluturimit, ishte ndezur alarmi, por aeroplani shpejtë zhduket nga radari, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimeve të fundit, nuk është fjala për zhdukje, po ndonjë problem teknik.

Fluturimi AH1020 do të duhej të aterronte në Marsejë në ora 17:00, sipas kohës lokale. Aeroplani në një moment është kthyer mbrapa për Algjer. Momenti i fundit i këtij aeroplani është regjistruar në 7000 metra lartësi. /Telegrafi/