Një monolit i gjatë prej argjendi, me shkëlqim metali, i zbuluar në shkretëtirë në juglindje të Utah, është zhdukur, tha Byroja e Shtetit për Menaxhimin e Tokës (BLM).
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, monoliti u hoq nga një “parti e panjohur”, diku të premten mbrëma, tha agjencia në një postim në Facebook.
“Ne kemi marrë raporte të besueshme që struktura e instaluar në mënyrë të paligjshme, e referuar si monolit, është hequr nga tokat publike të BLM-së”, thuhej në postim.
“BLM nuk e hoqi strukturën, e cila konsiderohet pronë private”, sipas njoftimit.
Objekti misterioz, i njohur si “monolit” u zbulua për herë të parë më 18 nëntor. /Telegrafi/
During a mission to help count bighorn sheep, officials in Utah have discovered a mystery metal monolith in a remote area of red rock.
Watch more videos from Sky News: https://t.co/jWoCFWXemS pic.twitter.com/UjGkdgXkub
— Sky News (@SkyNews) November 24, 2020