Telegrafi

Zhduket menaxheri i miliona dollarëve në Florida

Policia ka nisur kërkimet për 75-vjeçarin Arthur Nadel dhe po heton kompaninë e tij Sarasota, pas ankesave të klientëve, që kanë raportuar mungesën e fondeve.

Autoritetet policore njoftuan se të paktën pesë investitorë kanë telefonuar për të pyetur për fatin e parave të tyre, pasi i trembën mashtrimit.

Rezulton e zhdukur një sasi e madhe parash.

Zhdukja e Nadel vjen disa javë pas arrestimit të Bernard Madoff, ish shefi i bursës së Nasdaq. Ai u akuzua për ngritjen e një firme piramidale, ku investitorët e vjetër paguhen me paratë që fusin investitorët e rinj.