Site icon Telegrafi

Zhduket disidenti britaniko-rus dhe kritiku i Putinit

Lordi David Cameron i ka bërë thirrje Moskës që t’u zbulojë avokatëve vendndodhjen e një disidenti britaniko-rus, i cili u zhduk nga një burg në Siberi.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar u zotua të takohet me gruan e Vladimir Kara-Murza, Evgenia, e cila tha se burri i saj ishte marrë nga një burg siberian dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Familja dhe miqtë e Kara-Murzas i kërkuan Cameronit të vepronte sa më shpejt të jetë e mundur.

“Rusia duhet t’u sigurojë urgjentisht avokatëve të Vladimir Kara-Murza vendndodhjen e tij, pas raportimeve se ai është zhvendosur nga Omsk në një vend të panjohur. Jam thellësisht i shqetësuar për Kara-Murzas, një shtetas britanik i burgosur në Rusi për shkak se foli kundër pushtimit të Ukrainës. Unë planifikoj ta takoj së shpejti gruan e tij”, ka shkruar Cameron në platformën X.

Kara-Murza, i cili vuan nga një çrregullim nervor pasi i mbijetoi dy sulmeve me helm, u burgos me 25 vjet burg prillin e kaluar për tradhti dhe përhapje të “informacionit të rremë” në lidhje me luftën ruse në Ukrainë.

Ai i mohoi akuzat dhe tha se po përballej me një gjyq të trilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version