Site icon Telegrafi

Zhduket dërgesa me 725 mijë prezervativë

Dërgesa me anije prej 85.000 kutive me prezervativë ultra të hollë u zhduk muajin e kaluar në rrugë prej Malajzisë për në Japoni. Kontejneri me kutitë ishte i zbrazët kur arriti në portin e Tokios.

Shefi i policisë së shtetit verior Perak në Malajzi, Shukri Dahlan, tha se “punën e ka kryer dikush nga brenda”.

Të dyshuarit e arrestuar janë punëtorë të kompanisë “Sagami Rubber Industries”, prodhuesit numër një të prezervativëve në Japoni.

Policia dyshon se ata kishin planifikuar shitjen e tyre në Malajzi. Ende nuk dihet ku janë zhdukur prezervativët. /Telegrafi/

Exit mobile version